Jump to content

Ban Ki-Mun keron per forcat ne bregun e Fildishte

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 11:40, 22. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Bregu i Fildishtë


Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-Mun i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'u ndihmojë forcave të organizatës botërore në Bregun e Fildishtë. Para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së ai shpjegoi se aleatët e presidentit aktual Loran Gbagbo po përpiqen ta ndërpresin furnizimin me ushqim dhe prodhime tjera të misionit të KB-së.

"Jam i brengosur se ndërprerja e furnizimit e misionit tonë dhe hotelit në të cilin ndodhet presidenti i saposhpallur i vendit Alasan Uatara do t'i sjellë paqeruajtësit në gjendje kritike gjatë ditëve të ardhshme. Për këtë arsye urgjentisht u bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare të KB-së, të cilat kanë mundësi ta bëjnë këtë, ta mbështesin misionin me dërgesa", theksoi Ban Ki-Mun. Situata në Bregun e Fildishtë pas zgjedhjeve presidenciale të 28 nëntorit vazhdon të keqësohet.

Sipas të dhënave të KB-së në dhunën e cila shpërtheu në vend janë vrarë të paktën 50 persona.

Burimet

[redakto]