Barcelona vazhdon me fitore

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 11:21 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Barcelona ka shënuar fitore në javën e 29-të të La Ligas duke e mposhtur Getafen në Camp Nou me rezultat të sigurtë, 2-0.

Barcelona e filloi takimin me dominim dhe me kontroll të plotë të topit duke mos e lënë Getafen të bëjë ndonjë rast të mirë për shënim. Në minutën e 17 Dani Alves e zhbllokon rezultatin duke shënuar për epërsinë minimale të klubit të tij.

Deri në fund të pjesës së parë Barcelona krijoi disa raste të mira për shënim por nuk arriti të shënoj ndonjë gold he kështu kjo pjesë përfundon me rezultat 1-0.

Në minutën e 50 Bojan Krkic shënon për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij dhe për ta dërguar atë më lehtë drejt fitores. Pas këtij goli ndeshja ishte monotone me Barcelonën e cila shëtiste topin nga një skaj në skajin tjetër të fushës.

Në minutën e 88 Mosquera harkon për mrekulli deri te Manu i cili shënon një gol fantastik por që nuk ishte me rëndësi pasi në fund klubi i tij pësoi nga Barcelona me rezultat të ngushtë prej 2-1.

Kështu Barcelona shënon fitoren e 25-të në këtë sezon në La Liga dhe forcon kreun me 78 pikë, tetë më shumë se Reali i cili për pak çaste zhvillon derbin kundër Atletico Madridit.

Burimet[redakto]