Barroso anulon vizitën në Tiranë
Perfundimisht Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso nuk vjen ne Tirane. Komisioni Europian deklaroi zyrtarisht dhe pse-ne.
“Presidenti Barroso vendosi të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri, të parashikuar për 20 Maj. Qëllimi i këtij udhëtimi, siç është shpjeguar edhe gjatë këtyre ditëve, ishte për të disktuar perspektivën e Shqipërisë, si dhe rrugën e duhur drejt integrimit, veçanërisht zbatimin e 12 kritereve kyçe të paraqitura nga Komisioni në raportin e progresit të vitit 2010. Por, tensionet që burojnë nga vazhdimi i numërimit të votave do t’i dëmtonin pa dyshim bisedat e presidentit Barroso me udhëheqësit politikë të vendit, gjendje e cila sipash nesh nuk do të çonte në takime produktive.Ky është konteksti prej të cilit buron shtyrja e udhëtimit dhe besoj që keni parë dhe deklaratën e zevendesPresidentes Ashton. Ndërkohë, pjesa tjetër e udhëtimit do të vazhdojë sipas kalendarit”, tha zëdhënësja Pia Ahrenkilde Hansen.
Burimet
[redakto]- "Barroso anulon vizitën në Tiranë" — ShqipMedia, 20. Maj 2011