Bashkimi Evropian, Projekt 1 milion euro për Bankën e Shqipërisë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:46 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!



Bashkimi Europian do të financojë një projekt prej 1 milionë eurosh për forcimin e kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i projektit do të jetë përmbushja nga Banka Qendrore e kriterit ekonomik të Kopenhagenit, një nga kushtet në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

Në ceremoninë e lancimit të projektit të binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë, që u zhvillua dje në mesditë në Tiranë, "Përforcimi i kapaciteteve institucionale të Bankës së Shqipërisë në fushat e mbikëqyrjes bankare, statistikave, sistemeve të pagesave dhe implementimit të politikës monetare", ishin të pranishëm Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Italisë, z.Fabrizio Saccomani, si dhe përfaqësues të sistemit bankar në vend.

Guvernatori Fullani dhe ambasadori Sequi, në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, ndanë të njëjtin mendim se zbatimi i këtij projekti do t'i sherbejë rritjes së standardeve dhe eficencës institucionale të BSH-së. Projekti do të bazohet në 6 shtylla kryesore, që janë koordinimi i procesit të integrimit europian, edukimi financiar, mbikqyrja dhe stabiliteti financiar, sistemet e pagesave, statistikat dhe tregu ndërbankar. Banka e Shqipërisë do të asistohet në këtë projekt nga ekspertë të Bankës së Italisë dhe Bankës së Francës

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg