Jump to content

Belgrad:Hobi i Dik Martit eshte sensasioni

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 14:10, 24. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ish-emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin Robert Gelbard, duke folur rreth fillimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, pas raportit të Dik Martit për trafikim me organe njerëzore, tha se akuzat ndaj Hashim Thaçit "janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe po aq serioze sa që për to duhet patjetër zbatuar hetime". Ndërkaq, për Dik Martin, Gelbard tha se "është i prirur për sensasionalizëm, por ai ka paraqitur akuza serioze të cilat duhet të hetohen".

"Mirëpo akuzat në lidhje me Thaçin nuk kanë ndikim në çështjet e pavarësisë së Kosovës", theksoi Gelbard. Ai i shpreh mirënjohje qeverisë së Thaçit, për të cilën tha se ka vënë në dukje se ekzistojnë çështje praktike midis dy vendeve fqinje që duhet zgjidhur. "Rasti i Thaçit nuk duhet të jetë pengesë në rrugën drejt zgjidhjes së çështjeve të tilla të cilat janë në interes të ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës", tha Gelbard në një intervistë për "Zërin e Amerikës" në serbisht.

Burimet

[redakto]