Beograd: Vladimir Putin nis një vizitë zyrtare në Serbi
Appearance
Kryeministri rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Beograd për një vizitë zyrtare e përqëndruar kryesisht në kalimin në territorin serb të gazsjellësit "South Stream" i mbështetur nga Rusia, njoftuan mediat serbe.
Kryeministri rus u prit nga homologu serb, Mirko Cvetkoviç, por ai pritet të takohet edhe me presidentin serb, Boris Tadiç, si dhe kryetaren e Parlamentit, Slavica Djukiç Dejanoviç. Putin shoqërohej në këtë vizitë pune ndër të tjera edhe nga presidenti i gjigandit rus të gazit "Gazprom", Alexei Miller.
Burimet
[redakto]- "Beograd: Vladimir Putin nis një vizitë zyrtare në Serbi" — Radio Televizioni Shqiptar, 23. Mars 2011