Jump to content

Berisha: Projekte afatgjata për Shkodrën

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:14, 06 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Përmbytjet e ditëve të fundit në vend, në vecanti në zonën verilindore, kanë qenë cështje kryesore e fjalës së kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat.

Shefi i qeverisë, duke theksuar se këto janë përmbytjet ndër më të mëdhatë në historinë e viteve të fundit shtoi se janë zhvilluar operacione ndihme dhe shpëtimi tepër komplekse sidomos në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës.

"Përparësia jonë absolute ka qenë shpëtimi i jetës së njerëzve në zonat e rrezikuara", tha kryeministri.

Sipas tij pasojë e kësaj situate vec reshjeve dhe prurjeve nga Mali i Zi, ishin edhe burimet e brendshme të liqenit të Shkodrës.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen dhe kontribuojnë për banorët e prekur nga përmbytjet, ndërsa shtoi se një pagë e tij mujore do të jetë pjesë e fondit të ndihmës që po mblidhet.

Në këtë moment të vështirë për të përmbyturit, ku dhjetëra njerëz kanë mbetur pa strehë dhe pa të ardhme të sigurt, kryeministri premtoi se krahas ndërhyrjes së menjëhershme, qeveria ka të gatshme projektet për të nisur projektet afatgjata që do të jenë, sipas Berishës, ndër më të kushtueshmet.

Në mbledhjen e deputetëve demokratë Berisha njoftoi shtyrjen e festimeve për 8 Dhjetorin, si dhe kërkoi shtyrjen e seancës parlamentare të së enjtes.

Referencat

[redakto]