Berisha: Tërheqja nga fletët, në letër. Nuk besoj fjalët e Edi Ramës
Për aq kohë sa nuk është e shkruar, për kryeministrin Berisha nuk ekziston asnjë ofertë e selisë rozë për kutitë. Një draft i shkruar dhe i depozituar në Kuvend, sipas shefit të qeverisë do të hidhte poshtë cdo dyshim se rivali politik, Rama, se mund të ndryshojë sërisht mendje për fletët e votimit. "Verba volant, scripta imanent', pra, 'fjala fluturon, shkrimi mbetet'. Dhe unë e garantoj se do ta trajtoj me seriozitetin më të madh. Ofertë për hetim të pakufizuar kryetari i nderuar i PS të harroj se unë mund të pranojë", tha kryeministri Berisha.
Kjo deklaratë e kryeministrit u bë pas mbledhjes se komitetit shtetëror për piramidën. Në të u prezantuan 25 firmat e huaja arkitekturore, nga projektet e të cilave do të përzgjidhet dhe struktura e re e parlamentit shqiptar. I palëkundur nga vendimi për të shndërruar ish muzeun e diktatorit në kuvendin e ri, kryeministri deklaroi se ky ishte vetëm fillimi.
"Pallat si Pallati i Kulturës gjendet vetëm në Ulanbator dhe se është një shëmti arkitekturore pa asnjë vlerë. Do ta nisim me parlamentin, por unë dua të shpreh këtu se ky është vetëm fillimi. Tirana nuk do mundë të jetë tjetër vecse Tirana e shekullit të ri", tha ai.
Ndonëse jo i pranishëm në tryezë, ashtu si asnjë përfaqësues tjetër socialist, kryebashkiaku Rama, nuk mundi t’i shpëtonte akuzave për punën e tij 10 vjecare
"Kryetarin e Bashkisë nuk e lënë 20%, nuk e lënë lepujt, sepse në 12 vjet, përveç kumbullave të kuqe dhe ato nuk bëjnë fruta, sepse siç do i thoshte daja i tij Nikita Hrushovi ,se i han populli ndaj nuk po i mbjellim, përveç kumbullave të kuqe nuk i la gjë tjetër qytetit",tha kryeministri. [1]
Burimet
[redakto]