Berisha ndërpret fjalimin
Appearance
E hënë, 12 dhjetor 2011
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është detyruar të ndërpresë fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.
Berisha nuk është ndjerë mirë dhe me ndihmën e shoqëruesve të tij është larguar nga foltorja. Pasi ka pirë një kafe me miqtë dhe të ftuarit është nisur për në apartamentin e tij. Nga stafi i kryeministrit bëhet e ditur se ai ka kaluar një gjendje të fikti dhe se gjendja e tij është përmirësuar tashmë. Përpara ndërprerjes së fjalimit Berisha ka qenë duke folur për krijimin e Partisë Demokratike.
Burimet
- "21-vjetori i PD, Berisha ndërpret fjalimin" — Top Channel, 12 dhjetor 2011
- "Berisha Ndërpret Fjalimin,Ndihet Keq Nga Shëndeti" — Topinfo.al, 12 dhjetor 2011
- "Njoftim për mediat" — Këshilli i Ministrave, 12 dhjetor 2011