Jump to content

Berisha takon studentët: Sot lëvizni të lirë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:05, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri Sali Berisha ka vizituar para pak castesh Qytetin Studenti, në kuadër të javës studentore.

Gjatë takimit me studentët, kryeministri e ka vënë theksin tek lëvizja e lirë, e cila sipas tij shënon një arritje të madhe, sidomos për të rinjtë.

“Këtë vit studentët do të festojnë pa viza, ëndrra u bë realitet. Heqja e vizave ishte arritja më madhore për lirinë e shqiptarëve. Sot shqiptarët lëvizin të lirë si të gjithë qytetarët evropianë”, ka deklaruar Berisha.

Në kuadër të javës studentore, në Qytetin Studenti do të mbahet edhe një koncert me këngëtarë të muzikës moderne shqiptare. [1]

Burimet

[redakto]
  1. Top Channel (17.11.2010)