Berisha uron qytetarët e Kosovës dhe drejtuesit e institucioneve të saj me rastin e 3 vjetorit të pavarësisë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 17 Shkurt 2011, 15:29 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri Berisha uron qytetarët e Kosovës dhe drejtuesit e institucioneve të saj se rastin e 3 vjetorit të pavarësisë. Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, Kryeministri tha:

"Sot është një ditë e krenarisë sonë kombëtare, një nga ditët më të mëdha, më të rëndësishme në shumë shekuj dhe kjo është dita e Pavarësisë së Kosovës, dita që u riktheu shqiptarëve, kudo që ndodhen, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare, dita, e cila i bëri ata qytetarë të lirë, dita që bëri të mundur që shqiptarët, kudo që jetojnë, të mund të këndojnë këngën lirisë. E them këtë i bindur se pa pavarësinë e Shqipërisë nuk do të kish pasur as Shqipëri, as Kosovë, por pavarësia e Shqipërisë, përveç përpjekjeve titanike, kryengritjeve të mëdha që tronditën Europën e botën në Kosovë, ishte edhe konjukturore, pasi ky akt u shoqërua nga copëtimi i trojeve shqiptar në pesë shtete.

Ajo që ndodhi në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që shkoi erdhi si kurorë e një qëndrese mbinjerëzore e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar.

Natyrisht, në luftën e parë botërore dhe para saj shqiptarët ishin kombi më i ndëshkuar, më i copëtuar, në një përpjekje të shumëfishtë për asgjësimin e tyre.

Ata u copëtuan, u ndanë në pesë shtete, ndonëse kudo ishin vazhdimësi gjeografike dhe shumicë etnike në territoret e tyre. Por duhet të pranojmë se luftërat nuk kanë lëshuar padrejtësi vetëm mbi shqiptarët.

Padrejtësi janë bërë edhe në kombe të tjera. Shqiptarët qëndruan në të drejtën e tyre.

Ata ia dolën që çështjen e tyre, të drejtë e të ndershme, çështjen e lirisë së tyre ta shndërrojnë në një çështje të ndërgjegjes së kombeve të lira, të lidhura në Aleancën e Atlantikut të Veriut, e cila në emër të të drejtave të shqiptarëve vendosi për herë të parë në historinë e saj, të ndërmarrë sulmet më të fuqishme ajrore kundër një regjimi barbar, që kishte vendosur praktikat e shfarosjes, gjenocidit, aparteidit në 2 milion shqiptarë të Kosovës.

Në tre vjet ekzistencë, shteti i ri dhe i pavarur i Kosovës është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Europën Juglindore. Ajo ia doli të vendosë marrëdhëniet e të njihet në tërësi nga bota e lirë, por dhe nga shumë vende të tjera në të gjitha kontinentet. Kosova vjen në këtë trevjetor e sigurt në të ardhmen e saj të shkëlqyer europiane.

Ndaj t’i përcjellim me këtë rast, qytetarëve të Kosovës, qeverisë së Kosovës e institucioneve të saj, forcave politik të këtij vendi, urimet më vëllazërore e më të përzemërta, në këtë ditë që bëri të lirë, që i riktheu dinjitetin, krenarinë kombëtare jo vetëm qytetarëve të Kosovës, por shqiptarëve kudo që jetojnë, t’ju urojmë gëzuar pavarësinë e vendit”, përfundoi Berisha.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg