Blen biskota për të birin 8 vjeç, qytetari shokohet kur sheh se kishin skaduar 2 muaj më parë: Djali u helmua!

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!

Supermarketet në Shqipëri, në shumicën e rasteve, nuk e zbatojnë asnjëherë në kohë heqjen nga raftet të produkteve të skaduara. Lidhur me këtë shqetësim, një qytetar nga Shkodra ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai ka blerë në një supermarket në Shkodër, biskota të skaduara. Qytetari shprehet se fillimisht nuk e ka parë skadencën dhe bisktotat i ka marrë për djalin e tij, i cili nuk është ndjerë mirë, pasi i ka ngrënë.

Siç shihet edhe më poshtë e gjitha ka ardhur, pasi produkti kishte skaduar, më shumë se dy muaj më parë.

Pra produkti kishte qëndruar në raftet e supermarketit XHEDIS prej më shumë se dy muaj dhe askush nga stafi nuk e kishte parë. Ky nuk është rasti i parë kur qytetarët denoncojnë produkte të skaduara, të cilët me sa duket supermarketet përpiqen t’ua ngecin klientëve për të përfituar sa më shumë.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ.. jeni i vetmi portal qe besojme.... prandaj dua te denoncoj nje shqetesim shume te madh qe kam qysh dje mazdite... pasi bleva per djalin e vogel 8 vjecar nje BISKOLATA ne supermarketin XHEDIS ne lagjen rus shkoder .. djali mu helmos shume rane.. pasi madhi qe bleva kishte skaduar para tre muajve.... nuk bera asnje denoncim pasi ne shkoder nuk Ekziston kontrolli i ushqimeve .. dhe kudo qe ban ankimim jan te lidhur me njani tjetrin dhe sje ne gjendje tu besh asigja .. thjeshte i ban dam vetes....sa per vertetesi te sms.. mund te shkoje nje inspektim ne keto momente mund te jene rreth 50 cope tjera ne vitrine .. pasi shkova per koriozitet sot perseri dhe i pashe .. flm... nese e postoni..

Pas publikimit të rastit, qytetari denoncues, u takua me një nga administratorët e supermarketit dhe evidentuan që ishte një keqkuptim dhe fotoja është dërguar nga djali 14-vjeçar i qytetarit. Pas takimit, dy palët, kanë parë që kuponi nuk i përket të njëjtit produkt.