Bosnja refuzon FIFA-n e UEFA-n, më 1 prill pritet pezullimi

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 21:23 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Coat of arms of Bosnia and Herzegovina.svg


Pezullimi i Bosnje-Hercegovinës nga arena ndërkombëtare e futbollit duket më real se kurrë, pas refuzimit që Federata e këtij vendi i ka bërë ditën e martë kërkesave të FIFA-s dhe UEFA-s. Federata Boshnjake mblodhi sot Kongresin për të vendosur në lidhje me kërkesat e FIFA-s e UEFA-s, por anëtarët votuan kundër propozimit të dy organizmave ndërkombëtarë, për të përshtatur statutet me to dhe për të bërë unifikimin e presidencës së Federatës. Votat kundër kësaj kërkese ishin 28 me 22, gjë që e fut futbollin boshnjak në një qorrsokak. Në fakt, drejtimi i Federatës Boshnjake është i veçantë, me tre presidentë nga tre grupet etnike, serbë, krotatë dhe myslimanë, të cilët drejtojnë me rotacion në një afat prej 16 muajsh.

Por, FIFA dhe UEFA kanë kërkuar ndryshimin e kësaj mënyrë funksionimi, duke zgjedhur një president të vetëm. Afati i fundit i vendosur nga këto dy organizma është 1 prilli dhe nëse kjo nuk ndodh, pezullimi do të bëhet realitet. “Në 1 prill do të ketë një pezullim të menjëhershëm për Bosnjen, në rast se ndryshimet e kërkuara nuk do të jenë bërë”, deklaroi ditën e martë sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Xhani Infantino.

Po cilat do të jenë efektet e menjëhershme të këtij pezullimi? Ashtu siç ndodhi me Shqipërinë në vitin 2008, kombëtarja e Bosnjes nuk do të ketë mundësi të luajë asnjë ndeshje ndërkombëtare, ndërsa klubet e saj nuk mund të marrin pjesë në Kupat e Evropës. Efektet shtrihen edhe mbi arbitrat nga ky vend apo me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Federatës në seminaret e organizuara nga FIFA e UEFA. Por, në rast pezullimi, pikët e marra në ndeshjet e Bosnje-Hercegovinës në grupin D, do të zerohen, pasi kjo skuadër nuk ka zhvilluar ende gjysmat e takimeve në grup. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të kalojë në vendin e tretë, me 7 pikë, për shkak se ka arritur të barazojë më 8 tetor në Tiranë ndaj skuadrës së Safet Sushicc.

E megjithatë, një penalizim do të jetë edhe për Francën, së cilës do t’i zbriten tre pikët e marra në Bosnje më 7 shtator dhe do të ketë vetëm 9 pikë, ndërsa Bjellorusia do të mbetet në kuotën e 8 pikëve, duke qenë se nuk ka luajtur asnjë ndeshje ndaj boshnjakëve. Shqipëria ka në kalendar të luajë ndaj Bosnjes më 7 qershor në Zenica. Në rast se Federata e këtij vendi do të jetë ende e pezulluar, kombëtarja shqiptare nuk do të zbresë fare në fushë, por nuk do të marrë asnjë pikë. Përpos kësaj, Shqipëria ndodhet në një situatë më të mirë me zerimin e pikëve të Bosnjes, pasi Bjellorusia ka luajtur 5 ndeshje në grup, ndërkohë që kuqezinjve u bien vetëm 4.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg