Jump to content

Bregu i Fildishte ne prag te luftes civile

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 16:17, 28. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Nderhyrja e huaj me qëllim të rrëzimit nga pushteti të presidentit të deritanishëm të Bregut të Fildishtë, Loren Gbagbo mund të shkaktojë luftë qytetare, deklaroi zëdhënësi i Kabinetit të presidentit i këtij shteti të Afrikës Perëndimore. Liderët afrikano-perëndimorë paralajmëruan se do të angazhojnë luftë të veten nëse Gbagbo refuzon që pushtetin t'ia dorëzojë liderit opozitarë Alastan Uatara, i cili fitoi në zgjedhjet e mbajtura më 28 nëntor. Sipas zëdhënësit Ahua Don Melo, kjo do të shkaktonte luftë qytetare për shkak të një numri të madh të punonjësve të huaj nga rajoni që jetojnë në vend. Uatarai u bëri thirrje qytetarëve prej sot që të jenë pjesë e grevës, e cila do të zgjatë derisa Gbagbo nuk e dorëzon pushtetin. Qeveria e Abixhanit i hodhi poshtë akuzat e KB-së se forca të saj i shkelin të drejtat e njeriut dhe opozita e KB-së e pengon në mënyrë të njëanshme. Nga organizata botërore kumtuan se rreth 14.000 njerëz në tentim që të shmangin dhunë, kanë ikur nga Bregu i Fildishtë në Liberinë fqinje.

Burimet

[redakto]