Jump to content

Bruksel: Nato diskuton Rolin e saj në Operasionet në Libi

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:39, 18. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Nato - Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior


NATO do të diskutojë sot rolin e saj në operacionet në Libi pas votimit në OKB të rezolutës që autorizon veprimet ushtarake në këtë vend, njoftoi një zëdhënëse e Aleancës. Këshilli i Atlantikut të Veriut, ku bëjnë pjesë ambasadorët e 28 vendeve aleate, mblidhet pas pak për të diskutuar mbi implikimet e rezolutës dhe situatën e planifikimit të operacioneve për t'i bërë ballë çdo eventualiteti.

"Për çdo operacion të NATO-s duhet të tregohet domosdoshmëria e Aleancës për të vepruar, mbështetja e fortë rajonale dhe një bazë juridike të qartë, siç e vendosën ministrat e Mbrojtjes të NATO-s javën e kaluar në Bruksel, nënvizoi ajo.

"Me plotësimin e këtyre tre kushteve, NATO-ja është e gatshme të veprojë si pjesë integrale e përpjekjeve më të gjëra ndërkombëtare dhe kjo do të jetë objekt diskutimi dhe vendimi sot, tha ajo para se të kujtonte se NATO-ja i merr vendimet me unanimitet.

Burimet

[redakto]