Jump to content

Bulku e pranon:Në Minsk, Shqipëria mundi veten

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 25 Mars 2011 17:43 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ervin Bulku nuk është nga ata që kërkon të gjejë shfajësime dhe në konferencën e sotme për shtyp, pranoi se kombëtarja kishte gabuar gjithçka në ndeshjen e 12 tetorit në Minsk. Kuqezinjtë u mundën 2-0 në atë sfidë, ndërsa bjellorusët e Bernd Shtange dominuan përgjatë 90 minutave. “Bjellorusia është një kundërshtar direkt për ne, por nuk duhet të harrojmë se në Minsk u mundëm vetë, - thotë mesfushori kuqezi i Hajdukut. – Atje zhvilluam ndeshjen më të dobët të dy viteve të fundit, por prej atyre gabimeve kemi nxjerrë një mësim të mirë”, shton Bulku. Por, sipas tij, Shqipëria nuk duhet të fiksohet pas kundërshtarit. “Duhet të shohim veten tonë, nuk duhet ta përjetojmë si hakmarrje këtë ndeshje”, deklaron Ervin Bulku.

Burimet

[redakto]