Burgaj: Bashkia e Tiranës të caktojë zonat ku ndalohen flamujt
Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka reaguar sot për kërkesën e Bashkisë së Tiranë spër heqjen e flamujve elektoralë dhe për plagosjen dje të kryeinspektorit, Ardit Kaja.
Gjatë një pjesmarrje në ambientet e qendres se Formimit Policor per trajnimin “Mbi rolin dhe detyrat e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor Maj 2011 dhe bashkëpunimi Polici-Media” , Burgaj reagoi dhe për flamujt dhe posterat elektoralë. Ai u shpreh se policia është e angazhuar të veprojë për cdo veprim të paligjshëm, por sic theksoi Burgaj “Bashkia vetëm dje ka sjellë një letër ku bën këtë kërkesë”.
Më tej kreu i Policisë së Shtetit kërkoi që Bashkia të sjellë zonat ku ndalohen flamujt elektoralë sipas ligjit. “Në këtë pjesë dua të them se pushteti vendor të gjitha bashkitë duhet të marrin vednime të këshillit se në cilat duhen të lejohën dhe në cilat vende nuk duhet të lejohen”.
Ndërsa për plagosjen dje të Ardit Kajës, kryeinspektorit ndërtimor të Bashkisë, Burgaj tha se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. “Gjithcka për zbardhjen e ngjarjes”, u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit.
Burimet
[redakto]- "Burgaj: Bashkia e Tiranës të caktojë zonat ku ndalohen flamujt" — Balkanweb, 05. Prill 2011