Jump to content

Cana e Skela, paraqitje pozitive përpara sfidës me Bjellorusinë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 17:49 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Lorik Cana


Dy prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në ekipet evropiane kanë qenë protagonistë me ekipet e tyre përpara grumbullimit me Kombëtaren shqiptare për sfidën ndaj Bjellorusisë më 26 mars, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012.

Në Turqi, Gallatasaraji i Lorik Canës duket të ketë hyrë në krizë pasi humbi 2-1 derbin me Fenerbahçen. Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti gjatë gjithë ndeshjes, por pa mundur të shpëtojë ekipin e tij nga humbja e 13-të në 26 ndeshje.

Gallatasaraj shënoi i pari me anë të Kazim-Richards (14’), por miqtë u kundërpërgjigjen me anë të Senturk (75’) dhe Alex (87’). Në pesë ndeshjet e fundit, Gallatasaraj ka pësuar 3 humbje. Skuadra e drejtuar nga George Haxhi ndodhet në vendin e 11-të, 27 pikë larg vendit të parë, duke rrezikuar seriozisht edhe sigurimin një vendi në Europa League.

Ndërsa mesfushori Ervin Skela luajti si titullar në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, Arka Gdynia kundër Zaglebie Lubin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit polak. Fantazisti, i cili luajti ndeshjen e dytë të tij me ekipin polak, u zëvendësua në minutën e 62-të. Arka Gdnya ndodhet në vendin e 14-të nga 16 ekipe që ka Ersteklasa në Poloni.

Burimet

[redakto]