Clinton në vizitë zyrtare në Tunizi
Sekretarja amerikane e Shtetit mbërriti dje në mbrëmje në Tunizi për t'u takuar me autoritetet e reja të vendit dy muaj pas rrëzimit me 14 janar të presidentit, Ben Ali në pushtet që prej 23 vjetësh, theksoi një gazetar.
Sot në mëngjes, Hillary Clinton, e cila nuk bëri asnjë deklaratë me mbërritjen në aeroportin ushtarak të Tunizisë, do të takohet me presidentin e përkohshëm, Foued Mebazaa, më pas me homologun Muldi Kefi dhe pasdite me kryeministrin e përkohshëm Beji Caïd Essebsi. Clinton zhvilloi gjithashtu edhe një vizitë në Egjipt ku ajo pati kontakte me autoritetet e reja egjiptiane pas rrëzimit të presidentit, Hosni Moubarak që prej një muaji.
Përsa i përket Egjiptit dhe Tunizisë, vende fqinje në lindje dhe në perëndim të Libisë, Hillary Clinton nënvizoi para nisjes së saj në Uashington se ishte një çështje e madhe për të siguruar që këto dy vende të jenë model i tipit të demokracisë që ne dëshirojmë të shikojmë. "Shembulli tunizian ftoi në reforma vendet arabe për të marrë parasysh aspiratat politike dhe sociale legjitime të populit", theksoi një zyrtar i lartë i deparatamentit të Shtetit, Jeffrey Feltman.
Burimet
[redakto]- "Clinton në vizitë zyrtare në Tunizi" — Radio Televizioni Shqiptar, 13. Mars 2011