Jump to content

Dënohet sulmi i policisë ndaj tifozëve të Prishtinës

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 23 Prill 2011 18:45 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Nji subjekt politik dhe shoqnia civile në Kosovë kanë denue sulmin e policisë ndaj tifozave mbas nji ndeshjeje basketbolli ndërmjet Prishtinës dhe nji skuadre etnike serbe.

Lëvizja Vetëvendosje madje ka kërkue dorëheqjen e Ministrit të Mbrendshëm Bajram Rexhepi, për të cilin thonë se asht ngutë tue i fajsue tifozat dhe tue e mbrojtë njisit special -- gjysma e pjestarëve të të cilit ishin serbë.

Ministri Rexhepi pati deklarue se grupi i tifozave Plisat kanë provokue dhunën, por policia tha ma vonë se do të kryente hetime, mbasi u përhapën xhirime nëpër internet që dëshmonin rastin.

Policia ndërhyni ndër tifoza në përfundim të ndeshjes në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Dy tifozë u lënduen, nji u arrestue dhe u damtuen 5-6 makina të policisë jashtë palestrës.

Ekipi vendas mposhti Bambin me rezultat 80 me 73 pas vazhdimeve. Dhuna që shpërtheu pas takimit asht rasti i dytë mbrenda muejit, pas incidentit mu mes Babmit dhe rivalit vendor, KB Trepça, në Mitrovicë.

Reagime në mbrojtje të Plisave ka pasë edhe prej komentatorëve të sportit dhe prej grupeve të shoqnisë civile si lëvizja Zgjohu.

KB Bambi asht e vetmja skuadër etnike serbe nga pjesa veriore e vendit që merr pjesë në garat shtetnore të Kosovës. Federata e Basketbollit e Kosovës ka sigurue fonde të posaçme për klubin.

Referenca

[redakto]