Jump to content

DW: Ligji Hungarez dhe vlerat Evropiane

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 13:21, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ligji i ri për mediat në Hungari po bën bujë. Komisioni Evropian nuk ka bërë të qartë, që ligji i ri për mediat është i papajtueshëm me lirinë e shtypit dhe në këtë mënyrë me kartën e të drejtave themelore të BE. Në vend të kësaj përfaqësuesi i 27 shteteve anëtare u uroi hungarezëve një kryesi të begatë dhe të suksesshme.

Vetëm pak ditë dhe Budapesti merr kryesinë lëvizëse në BE. Po pikërisht për arsye të kryesisë së afërt hungareze në BE, Komisioni Evropian dhe të gjitha shtetet e tjera anëtare duhet të bëjnë të qartë, se vlerat evropiane bazë nuk shtrohen për diskutim. Aspak nuk vlen në rastin e Hungarisë argumenti i deritanishëm i KE, se e drejta mediatike është çështje e shteteve të veçanta anëtare. Kur shkelen vlerat evropiane bazë, atëherë legjislacioni kombëtar kthehet natyrisht në problem në rrafsh evropian.

Në rast se BE-ja nuk ndërhyn këtu shpejt, ajo bëhet krejtësisht e pabesueshme. Kush do kritikojë atëherë në të ardhmen me çfarë të drejte diktatorë si Aleksandër LukashenkoBjellorusi, kur ata frikësojnë mediet ose ua lidhin atyre gjuhën? KE duhet të nisë një procedurë shkeljeje marrëveshjeje dhe në qeveritë e tjera duhet menduar sa më parë se si mund të kontribuohet, që qeveria hungareze të kthehet në kurs në përputhje me të drejtat bazë, transmeton radio D.Welle.

Shih dhe këtë

[redakto]

Burimet

[redakto]