Jump to content

Debat: Ndikime te raportit te Martit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 14:08, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Analistë shqiptarë dhe serbë u paraqitën të ndarë rreth ndikimeve që mund të ketë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por edhe komuniteteve në Kosovë, raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dik Marty në të cilën akuzohet kryeministri Hashim Thaçi si kreu i një grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve të marra nga serbët që mbaheshin të burgosur gjatë konfliktit në Kosovë. Të dyja palët u shfaqën të ndarë megjithatë rreth raportit. Analistët shqiptarë thanë se ai është i bazuar në pohime tashmë të njohura kryesisht të Beogradit, ndërsa ata serbë thanë se pohimet janë serioze.

Ato rane dakord se janë hetimet e pavarura ato që duhet të hedhin dritë në këtë raport. Derisa analistët shqiptarë thanë se raporti nuk dëmton gjendjen e sigurisë dhe as marrëdhëniet ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij serb, analistët serbe mendojnë se kjo i rëndon shumë këto marrëdhënie. Të dyja palet janë të bindur se ai do të ushtrojë në njëfarë forme ndikim në bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Burimet

[redakto]