Jump to content

Demonstratë homazh në nder të viktimave të 21 janarit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 28 Janar 2011, 17:33 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Skeda:Demonstrata-homazh.JPG
Pamje nga demonstrata e 28 janarit


Në orën dhe ditën e paralajmëruar opozita zhvilloi demonstratën homazh për te kujtuar tre viktimat e protestës se 21 janarit. Manifestuesit me lule, buqeta, dhe ecin me hap të ngadaltë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Forca të shumta policie mbikqyrën demonstratën homazh. Me hapat e një përkujtimoreje, kortezhi i pafundme i njerëzve i është drejtuar godinës se kryeministrisë ku para saj ishin vendosur portretet gjigante te tre te vrarëve Ziver Veizi, Hekuran Dedja dhe Faik Myrataj. Sipas zakoneve shqiptare pas vdekjes, e premtja e 28 janarit përkon me te shtatat e tre protestuesve te vrare. Ne kortezhin e pafundme te njerëzve mbizotëroi heshtja dhe zia. Ne krye te tubuesve qëndronin familjaret e viktimave te cilët dalloheshin nga portretet qe mbanin ne duar. Dhimbje, lot dhe mall për familjaret e vrare. Pas tyre ndodheshin drejtues te partisë Socialiste, kryetari Edi Rama, deputete socialiste dhe krerë te partive opozitare. Ne qetësi dhe heshtje te plote ashtu siç di te nderoje shqiptari kujtimin e te vdekurve, njerëzit kane vendosur lule dhe ndezur qirinj ne vendet ku ata u vranë një jave me pare. Pjësëmarrësit pasi mbaruan nderimin e viktimave u shpërndanë qetësisht.

I gjithë manifestimi është kryer nën drejtimin e përfaqësuesve të opozitës të cilët të pajisur me shirita të verdhë në krahë, kanë orientuar qytetarët.

Homazhi ka pasur një interesim të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që kanë pasqyruar këtë manifestim paqësor.

Burimet

[redakto]