Dokumentari i Bieber lë pas filmin e Micheal Jackson
Filmi dokumentar i Justin Bieber Never Say Never, i realizuar nga ka kompania kinamatografike Paramount Pictures, ka tejkaluar dokumentarin e pop-starit tashmë të vdekur, Micheal Jackson.
This Is It është një dokumentar mbi përgatitjet e koncertit me të njëjtin titull të Michael Jacksonit, që ylli i popit do të mbante pak para se të vdiste në verën e vitit 2009, duke u bërë njëri nga filmat më të suksesshëm në kinematografi që është bazuar në një koncert muzikor.
Filmi Never Say Never i Bieber ka arritur të grumbullojë mbi 72.2 milionë dollarë në arkën filmike, ndërkohë filmi This Is It i realizuar nga shtëpia kinematografike Sony kishte grumbulluar 72.1 milionë. Megjithatë This Is It, ende mban rekordin e përgjithshëm, duke grumbulluar 189.1 milionë dollarë nga shitja e biletave në të gjitha kinematë e botës. Ndërkohë që filmat të cilët bazohen në koncerte nuk kanë pasur suksese në arkën filmike.
Dokumetnari i Bieber deri tani ka grumbulluar 10.8 milionë dollarë në arkën filmike ndërkombëtare, por përfaqësues të Paramount besojnë se kjo shumë do të arrijë së paku në 20 milionë dollarë.
Burimet
[redakto]- "Dokumentari i Bieber lë pas filmin e Micheal Jackson" — Balkanweb, 22. Mars 2011