Jump to content

Egjipt: Nis referendumi për rishkimin e Kushtetutës

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 17:03 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Qendrat e votimit u hapën sot në Egjipt në orën 06:00 GMT për referendumin mbi rishikimin e Kushtetutës, procesi i parë zgjedhor që pas rënies së presidentit Hosni Mubarak më 11 shkurt, sipas gazetarëve të AFP-së në Egjipt. Afro 45 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë deri në orën 17:00 GMT.

Në Kajro, radhë të gjata me dhjetëra personave u krijuan që në hapje të disa qendrave të votimit, ndërsa në radio transmetoheshin mesazhe që bënin thirrje për pjesëmarrje masive.

Përkrahësit e rishikimit të Kushtetutës janë për një tranzicion të shpejtë me ndryshime të kufizuara, ndërsa kampi kundërshtar është për një ligj të ri themeltar, që kërkon më tepër kohë.

Burimet

[redakto]