Egjipt: Zgjedhjet legjislative në shtator
Appearance
Zgjedhjet e para legjislative që prej rënies së presidentit, Hosni Mubarak do të zhvillohen në shtator në Egjipt, por data e zgjedhjeve presidenciale nuk është caktuar ende, deklaroi sot një zyrtar i lartë ushtarak.
"Zgjedhjet legjislative do të zhvillohen në shtator", deklaroi për shtypin gjenerali, Mamduh Chahine, anëtar i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura (CSFA), në një njoftim zyrtar.
Ai shtoi se data e zgjedhjeve presidenciale do të njoftohet më vonë. CSFA siguron drejtimin e vendit që prej dorëheqjes më 11 shkurt të presidentit Hosni Mubarak nën presionin të protestave.
Burimet
[redakto]- "Egjipt: Zgjedhjet legjislative në shtator" — Radio Televizioni Shqiptar, 29. Mars 2011