Ere: CEZ-i te reduktoje humbjet e energjise ne rrjet
Ulja e humbjeve në rrjet ndikon në uljen e çmimit të energjisë elektrike", tha sot kreu i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) Bujar Nepravishta në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit në Kuvend.
Duke raportuar për aktivitetin e ERE-s gjatë vitit 2010, Nepravishta tha se "e vetmja mënyrë për të ulur çmimet e energjisë elektrike do të jetë ulja e humbjeve në rrjet dhe veçanërisht e vjedhjeve, tregues ky që është i lidhur direkt me performancën e dobët të kompanisë CEZ Shpërndarje".
Lidhur me mundësinë e liberalizimit të tregut të shpërndarjes së energjisë, Nepravishta tha se, "ligjërisht tregu është i hapur për operatorë të tjerë". Por sipas tij, "infrastruktura është dhe do të vazhdojë të mbetet monopol, çka e bën praktikisht të pamundur konkurrencën reale në shpërndarjen e energjisë për konsumatorët familjarë".
Nepravishta gjatë raportimit, tha se "ERE e vendosur në qendër të akuzave për pamjaftueshmëri të veprimeve për të ndalur abuzivizmin e CEZ Shpërndarje, i kërkon Kuvendit të ndryshojë ligjin dhe të krijojë hapësirat për t'a gjobitur CEZ në raport me xhiron vjetore të kompanisë".
Burimet
[redakto]- "Ere: CEZ-i te reduktoje humbjet e energjise ne rrjet" — BalkanWeb, 21. Mars 2011