Eulex: Tre persona ne paraburgin per krim te organizuar

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 11:10, 30. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Dë 23 dhjetor 2010, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ngriti një padi kundër tre personave, të cilët ngarkohen me vepra të trafikimit të drogës dhe krim të organizuar, ka njoftuar EULEX-i përmes një komunikate për media. Rasti, thuhet se, rrjedh nga një hetim i madh i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, iniciuar në fund të vitit 2008 e nën udhëheqjen e prokurorit special të EULEX-it nga PSRK-ja.

Për shkak të natyrës ndërkufitare të këtij grupi të organizuar kriminal, hetimet janë kryer në bashkëpunim me policitë dhe prokuroritë homologe nga vendet e Ballkanit dhe Evropës Perëndimore, thuhet në njoftimin e EULEX-it. Dy nga të akuzuarit u arrestuan në Kosovë më 27 maj 2010, ndërsa i treti më 4 dhjetor 2010, në pajtim me urdhër-arrestin e lëshuar nga një gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it.

Burimet[redakto]