Evrope:Moti i keq shkakton kaos ne Transport
Dëbora e dendur dhe ngricat po shkaktojnë kaos për udhëtarët në disa vende të Europës. Moti i ftohtë ka sjellë probleme në transportin ajror, rrugor dhe në hekurudhat e Britanisë, Francës, Gjermanisë e Italisë. Dëbora e dendur në Londër çoi në mbylljen e pistave të dy aeroporteve kryesore të kryeqytetit britanik, Heathrow dhe Gatwick.
Kompania British Airways ka njoftuar anulimin e shumicës së fluturimeve nga Heathrow. Qindra automjete u bllokuan gjatë natës në autostrada në veri-perëndim të Anglisë.
Një situatë e ngjashme eshte edhe në veri të Italisë, ku shoferët hynë në autostrada të bllokuara nga bora, për shkak të mosnjoftimit në kohë nga sinjalistika rrugore. Politikanët gjermanë kanë kërkuar që shoferët të detyrohen të përdorin zinxhirë për gomat e kamionëve, ngase bllokimi i tyre e shton kaosin në rrugët e vendit.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 20. Dhjetor 2010