Jump to content

Festat, qeveria heq shpërblimet

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 15:21, 18 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kriza e buxhetit prek edhe punonjësit e administratës. Qeveria ka vendosur që këtë fundviti buxhetorët dhe punonjësit e tjerë të administratës të mos marrin asnjë shpërblim nga për rezultatet e tyre në punë.

Qeveria ka ndryshuar vendimin për fondet e vecanta, të cilat kryesisht përdoren për të shpërblyer punonjësit e administratës në fund të vitit, në bazë të rezultateve të tyre në punë. Ndarja e fondi vitet e kaluara ka qenë kompetencë e cdo titullari të institucioneve shtetërore. Dhe deri tani ky ka qenë shpërblimi më i madh që kanë marrë punonjësit e administratës në fund të vitit, pasi shkonte deri në 1 pagë shtesë.

Por me ndryshimin e fundit qeveria sanksionon shprehimisht se në vitin 2010, nuk do të përdoret asnjë lek nga ky fond për shpërblimin e punonjësve të administratës apo për veprimtari të tjera socio-kulturore. Tashmë punonjësve të administratës u mbetet të kënaqen me shpërblimin prej 10 mije lekësh që qeveria jep në cdo fund viti. [1]

Burimet

[redakto]
  1. Top Channel (18.11.2010)