Fundi i një epoke: Milo Gjukanoviç pritet të tërhiqet nga posti
Në shtetin e vogël ballkanik të Malit të Zi po merr fund një epokë. Pas gati 20 vjetësh në pushtet në Podgoricë, kryeministri Milo Gjukanovic tërhiqet nga posti.
"Që prej dy dekadash ai është ylli politik i padiskutueshëm i Malit të Zi: kryeministri Milo Gjukanoviç, shenja dalluese të të cilit janë kostumet e prera sipas trupit, kravatat moderne perfekte dhe orët e shtrenjta. Këmbëngulja e tij për të arritur synimin - kundërshtarët flasin për qëndrim të pamëshirshëm - ka bërë që atë ta thërresin "njeriu i hekurt", kurse gjuha e tij e mprehtë ka bërë që ta cilësojnë si "brisk rroje".
Gjukanoviç - burri karizmatik - babai i pavarësisë së Malit të Zi
[redakto]48 vjeçari ka shumë fytyra: komunist dogmatik, nacionalist serb, strateg në Kroacinë fqinjë (1991-1995), baba i pavarësisë së shtetit të vogël ballkanik në vitin 2006, evropian i flaktë. Burri i gjatë dhe i fortë, atraktiv për gratë, basketbollisti Gjukanoviç arriti të mbijetoi si pas fundit të Jugosllavisë, ashtu edhe përballë kundërshtarëve politikë. Kritikët pranojnë se thuajse nuk ka asnjë politikan në të gjitha vendet ballkanike, që të matet me burrin karizmatik. Shpejt, ky politikan i jashtëzakonshëm u bë edhe i preferuari i Perëndimit, sepse ai dha ndihmën e tij për ta përmbysur mentorin e tij të dikurshëm, autokratin e Serbisë, Slobodan Miloshevic. Ky është edhe shkaku se pse nuk u ndërmorr asgjë kundër kontrabandës së gjerë të cigareve përmes Malit të Zi, me fitime miliardëshe për mafian dhe me humbje për shtetet perëndimore. Që në vitin 2001 Brukseli lejoi futjen e euros në Mal të Zi, megjithëse ky vend nuk plotëson deri më sot asnjë kriter të vetëm.
Sulmet e opozitës
[redakto]Opozita e kritikon prej kohësh Gjukanovicin se është "nuni" i "shoqatës kriminele" të pak familjeve të super të pasurve të vendit, dhe që e drejton vendin si një shtet privat. I vëllai i tij Aco është një prej njerëzve më të pasur, vetë kryeministri ka pasur nisur biznese fitimprurëse në banka dhe imobilje dhe themeloi një universitet privat. Opozita pretendon gjithashtu se ka qenë presioni ndërkombëtar arsyeja qendrore për largimin nga posti të Gjukanoviçit, pas mandatit të tij të gjashtë. Udhëheqësi i "Lëvizjes për ndryshim", Nebojsa Medojevic i tha Deutsche Welles se ky hap është konsekuencë logjike e zhvillimeve në rajon. "Gjukanoviçi largohet në kuadër të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin largimin e disa partnerëve kryesorë të së djeshmes të Perëndimit në rajon, siç ishte ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, Hashim Thaçi në Kosovë dhe Milo Gjukanoviç në Mal të Zi. Një kohë e re dhe sfida të reja kërkojnë një brez të ri politikanësh."
E hapur mbetet se si do t'i bëjë bisht Gjukanoviçi pas dorëheqjes së tij dhe humbjes së imunitetit aktpadijes së drejtësisë italiane për shkak të kontrabandës së cigareve në vitet '90. Para dy vjetësh ylli politik, i cili kundërshton çdo faj, pati bërë një marrëveshje të fshehtë me prokurorinë italiane. Lidhja e tij e ngushtë me "mikun" Silvio Berluskoni sidoqoftë nuk duhet t'i bëjë dëm Gjukanovicit.
Burimet
[redakto]- Canka. "Lajmet.com" — 21. Dhjetor 2010