Funeral i përgjakur në Siri: Së paku 8 të vrarë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search

, April 23, 2011


Të paktën 12 vetë janë vrarë gjatë funeralit të protestueve të vrarë një ditë më parë në Siri. Dëshmitarët thonë se forcat e rendit dhe snajperistat hapën zjarr ndaj turmës.

75 vetë u vranë dje, në ditën më të përgjakshme të protestave kundër qeverisë që po zhvillohej në Siri prej marsit.

Bashkësia ndërkombtare, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe OKB-në, kanë denuar dhunën. Edhe Moska ka reaguar, duke e quejtur Sirinë vend mik, por duke shtuar se vetëm dialogu mund t'i zgjidhë mosmarrëveshjet.

Siria është sunduar prej dekadash nga familja al-Assad. Javën e kaluar, qeveria njoftoi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme që kishte mbretëruar në vend prej 1962, çka kritikët thonë se ka mundësuar ndalimin e disidentëve dhe kufizimin e lirive politike.


Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg