Gjermani:Pergatitje ne rast fluksi Azilkerkuesish
Heqja e vizave për Serbinë e Maqedoninë solli një fluks azilkërkuesish në BE, vetëm Gjermania u ndesh brenda pak muajsh me 9000 shtetas nga këto dy vende, shumica romë. Për Bosnjën dhe Shqipërinë tashmë janë marrë masat, thotë në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen Ursula Graeffin Praschma, drejtore e departamentit të procedurës së azilit në Zyrën Federale për Migracion e Refugjatë në Nuremberg.
"Ne i kemi marrë masat në rast se do të kete sërish një fluks refugjatësh për këtë. Jemi informuar hollësisht për situatën në Bosnjë dhe Shqipëri, sidomos për gjendjen e romëve dhe i kemi furnizuar filialet tona me materialin e nevojshëm. Ashtu si në rastin e Serbisë dhe Maqedonisë kemi vendosur që këta t'i trajtojmë në procedurë të përshpejtuar.
Kjo do të thotë që kërkesat e tyre do të përfundojnë brenda disa ditësh. Shanset për të fituar të drejtën e azilit nga këto vende janë shumë të ulëta", nenvizon Praschma.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 18. Dhjetor 2010