Gjermani: Dioksina; myllen më tepër se 900 ferma

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 17:00, 16. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Dioksin shkakton pasoja të rënda shëndetësore.


Nëntëqind e tridhjetë e katër ferma për rritjen e derrave dhe pulave janë mbyllur në Gjermani për shkak të një rreziku për infektim me dioksinë, njoftoi dje Ministria e Bujqësisë së këtij vendi të përfshirë nga një skandal ushqimor që prej fillimit të janarit. Këto ferma janë mbyllur pasi autoritetet zbuluan se një prodhues ushqimesh për kafshë në landin Saksonia e Poshtme, në veri, nuk kishte paraqitur një listë të plotë të fermave që furnizonte me ushqime për kafshët, shtoi ministrja e Bujqësisë, Ilse Aigner, e cituar në një komunikatë. "Saksonia e Poshtme paralajmëroi Prokurorinë lidhur me dyshime për neglizhencë të rëndë ose për akte të paramenduara", shtoi ministrja konservatore. Sipas autoriteteve rajonale të Saksonisë së Poshtme, disa produkte të dala nga këto ferma, ndër të parat vezët, kanë mundur të hidhen në treg për 10 ditë përpara se të zbulohej çështja.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg