Jump to content

Gjilanasit në Ulqin për karate

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 16:49 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Klubet e karatesë “Elita” dhe “Dardania” nga Gjilani, do të jenë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar “Ulqini Open”, i cili edhe këtë vit do të mbahet në këtë qytet bregdetar.

Maliq Maliqi, drejtor i KK Dardania, tha se me klubin tjetër gjilanas KK Elita, së bashku do të udhëtojnë drejt Ulqinit për të qenë pjesë e turneut ku marrin pjesë karateistë të disa shteteve.

“Këto dy klube të karatesë do të marrin pjesë në këtë turne ndërkombëtar me diku mbi 35 garues, ndërkaq kryetari i komunës, Qemajl Mustafa ka mundësuar mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, ndërsa organizatori KK Ulqini, klubit të karatesë Dardania, ia ka mbuluar të gjitha shpenzimet”, tha ai. Reshat Halili, kryetrajner i KK Elita, tha se janë të përgatitur mirë dhe se presin paraqitje të shkëlqyeshme. Armend Devaja, kryetar i KK Elita, tha se sheh potencial që nga ky turne të kthehen me medalje.

Në këtë turne njëditor do të marrin pjesë mbi 700 garues në disiplina të ndryshme edhe atë nga shtete të ndryshme, nikoqiri, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Sllovakia, Sllovenia,Gjermania e vende të tjera.

Burimet

[redakto]