Jump to content

Gjirokastër, BE mbështet promovimin e vlerave të qytetit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 4 Prill 2011 21:54 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Gjirokastër


Organizmat e Bashkimit Europian në Shqipëri janë të gatshëm të mbështesin projektet për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të qytetit të gurtë.

Kjo ka qënë deklara e e përfaqësuesit të Zyrës së Komisionit Europian në Tiranë Stefano Kalabreta, pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të prezantimit të projektit ndërkombëtar "Vlerat europiane në trashëgimi", zhvilluar sot në Gjirokastër.

Gjirokastër

"Ne e konsiderojmë Gjirokastrën një simbol përsa i përket vlerave që mbart”, theksoi Kalabreta.

Sipas tij, Komisioni Europian vazhdimisht çel nisma për tërheqjen e projekt propozimeve në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë, si në rrafsh kombëtar, ashtu edhe atë rajonal.

"Në këtë drejtim, ne jemi të gatshëm të mbështesim projektet cilësore në drejtim të mbrojtjes së tashëgimisë kulturore të Gjirokastrës”, tha Kalabreta.

Sipas statistikave zyrtare nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit-Muze të Gjirokastrës, vitin e kaluar e vizituan këtë qytet mbi 25 mijë turistë.

Burimet

[redakto]