Gomes: U mbrojtëm si fillestarë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 6 Prill 2011 16:21 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Heurelho Gomes ka fajësuar mbrojtjen e Tottenham Hotspur kundër Real Madrid, duke thënë se reparti defanziv ishte fillestar.

Gomes pranoi se shumica e lojtarëve ishin duke vuajtur pas 75 minutave lojë, ngase në fushë ishin 10 lojtarë pas përjashtimit të Peter Crouch.

“Duhet të mendonim më shumë. Nuk mund të mbroheni si fillestarë në fillim të ndeshjes. Duhet të kujdeseni”.

“Duhet të bllokoni topin dhe të qëndroj në këmbët tuaja. Referimi në Champions League dallon nga ai i Premier League. Jo çdo luftim është faul”.

“Në pjesën e parë, Crouch na kërkoi falje të gjithëve. Natyrisht, nuk e fajësojmë atë. Duhet të jemi të gjithë bashkë”.

Burimet[redakto]