Greqi, neser grevë e përgjithshme 24-orë ne gjithe vendin
Greqia do të paralizohet nesër nga greva e re e përgjithshme 24-orëshe, e organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Punës dhe Federata e Nëpunësve Shtetërorë në shenjë proteste kundër masave për kursim, njoftoi sot media greke.
Sindikatat protestojnë kundër imponimit nga BE-ja dhe FMN-ja të masave shtrënguese ekonomike dhe ngulin këmbë që qeveria të mos marrë më shumë masa për kursim.
Kjo do të jetë greva e dhjetë nga maji i vitit të kaluar, e organizuar pas memorandumit të nënshkruar mes qeverisë të Papandreut dhe kreditorëve nga zona euro dhe FMN-ja për një kredi me vlerë 110 miliardë euro.
Transporti publik grek do të bllokohet nesër, ndërkohë që anijet do të mbeten në porte. Prej orës lokale 12:00 deri në orën 16:00 nuk do të kryhet asnjë fluturim, ndërsa spitalet do të shërbejnë vetëm në raste emergjente.
Burimet
[redakto]- "Greqi, neser grevë e përgjithshme 24-orë ne gjithe vendin" — BalkanWeb, 10. Maj 2011