Hëna zhduket nga qielli sot dita më e errët prej 400 vitesh
Sot gjatë orëve të para të mëngjesit pritet errësimi i plotë i Hënës, me ç'rast sateliti natyror i tokës do të ngjyroset me ngjyrë rozë.
Kjo do të jetë dita më e errët në 372 vitet e fundit. Pikërisht, kjo ditë sipas kalendarit shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dhe ditën më të shkurtër të vitit, ndërsa do të errësohet edhe me errësimin e plotë të Hënës. Që të ndodh kjo dukuri sërish duhet të presim 84 vite.
Përputhja e errësimit për herë të fundit në të njëjtën ditë u paraqit në vitin 1999 dhe në vitin 1980, ndërsa pas këtij viti, dukurinë e ardhshme duhet ta presim 84 vjet. Sipas përllogaritjeve, përputhja e re do të jetë madje në 2094, ndërsa atëherë do të kënaqen evropianët, banorët e Afrikës dhe një pjesë e madhe e Azisë.
Errësimi ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli ndodhen në një rrafsh. Atëherë Hëna hyn në hijen e Tokës për shkak të reflektimit dhe rrezeve të diellit e ndërron ngjyrën nga të përhimë në rozë, e ndonjëherë edhe të kuqe.
Errësimi i Hënës zgjat më shumë se errësimi i Diellit pasi hija e tokës është shumë më e madhe se e hënës. Errësimi më i gjatë i Hënës deri tani ka zgjatur gjashtë orë e gjysmë. Errësimi do të zgjasë tre orë e gjysmë, ndërsa më së miri mund të shihet nga territori i Amerikës Veriore.
Burimet
[redakto]- "Balkanweb.com" — 21. Dhjetor 2010