Jump to content

Hackerat sulmojnë sitet anti-Wikileaks

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19:13, 10 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Tashmë përballjet kanë mbetur në duart e hackerave të të dyja palëve, pas sulmit që vijoi mbi faqen Wikileaks, e cila po publikonte raportet sekrete të Departamentit të Shtetit Amerikan, ka ardhur kundër reagimi i palës tjetër. Një grup hackerash, në mbeshtetje të Julian Assange, ka organizuar një sulm informatik kundër PayPal dhe Postfinance, te cilët bllokuan mundësinë e financimeve që kryeshin online, në mbështetje të organizatës Wikileaks

Në një lajmërim të hackerave në faqen Twiter, ”Banka zviceriane (PostFinance) që ka mbyllur llogaritë e Wikileaks, u bllokua sot me anë të një sulmi DDOS attack (ky lloj sulmi mbingarkon me kërkesa serverin, i cili bllokohet dhe nuk funksionon dot, i njëjti sulm është bërë edhe kundër faqes Wikileaks gjatë gjithë kësaj kohe që është folur për informacionet që ajo zoteron)”.

Pak orë me parë, një tjetër sulm ishte kryer ndaj PayPal (Ky sistem mundëson pagesat dhe blerjet online). Sulmi u quajt “Operation Playback” (Operacioni Larje Hesapesh). Ndërkohë, që të dyja këto shoqëri nuk e kanë konfirmuar ende sulmin ndaj faqeve të tyre.

Në Twiter, grupi i hackerave kishte lajmëruar paraprakisht sulmin, duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit e grupit, që të organizoheshin dhe të sulmonin në orën e caktuar, këto dy siteme. Operation Playback (Operacioni Larje Hesapesh), është një grup hackerash të organizuar për mbrojtjen e piraterisë informatike, pra për rastet kur nuk lejohen shkarkimet me anë të “Torrent” dhe programeve të tjera P2P. Ata kanë dalë në mbrojtje të organizatës Wikileaks duke “denuar” keto dy shoqëri që bllokuan llogaritë e organizatës.

Ndërkohë një grup tjetër financiar, si ai i Mastercard, ka bllokuar mundësinë e transferimit të parave në mbështetje të organizatës Wikileaks. Kjo e fundit, për të mbajtur aktive dhurimet financiare që vijnë nga e gjithë bota dhe që i mundësojnë mbijetesën dhe shpenzimet ligjore për lirimin e krijuesit të saj, Julian Assange, ka dalë me një slogan të ri, ”Na mbani të fortë”.

Ne na mbetet të bejme analizat tona dhe të vështrojmë se si ka evoluuar “sheshi” i përballjeve. Tashmë komunikimi është kthyer në kode dhe kriptime, që sa do larg, kanë mbërthyer botën tonë.

Burimet

[redakto]