Hapet Kutia 1793, fleta e numeruar per Bashen, me shenje
Në kutinë 17 93 u morën në shqyrtim një vote që ishte për Lulzim Bashën. Sipas Subashit zarfi që u hap nuk është zarfi i fletëve të kontestuara. Sipas saj është “një zarf që nuk i përket fletëve që u gjendën aty, që lejon të mendon një pikëpyetje të madhe. Kush i futi këto fletë votimi në këtë zarf. Përgjigjen do e marri hetimi I zgjedhjeve në Shqipëri.
Sipas Salianit të PS, fleta ka probleme, ka shenja. „Ka shenjën e stilolapsit dhe është grisur. “ Ristani akuzoi përfaqësuesin e PS-se se i ka bërë ai shenjë fletës, në kzundërpërgjigje Saliani i tha se nëse i ka bërë ai atëherë largohet menjëherë nga salla. Pas debatit fleta u vlerësua si e pavlefshme. U vlerësuan dhe 3 fletë votimi të kontestueshme në favor të kandidatit të kryetarit të njësisë minibashkiake.
Burimet
[redakto]- "KQZ shtyn neser mbledhjen hapen 20 kuti, 46 fletë për Bashën,14 për Ramën" — BalkanWeb, 19. Maj 2011