Hapet Kutia 20 55, 2 vota Basha

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 maj 2011 17:29 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ristani: ‘Në kutinë numër 20 55 janë gjetur 3 fletë të konestura për këshill bashkiak dhe 2 për kryetar bashkie. 1 votë për këshill bashkiak shkon për LSI, 1 shkon për këshillin bashkiak për PS, 1 votë për këshillin bashkiak shkon për PD. Ndërkohë për kryetar bashkie 2 fletë votimi janë për kandidatin e PD, Lulzim Basha’. Gjoncaj: ‘Kontestojmë rezultatin me faktin se një në të njëjtin procesverbal nga përfaqësues tuaj thuhet se ka rreth 200 fletë votimi të hedhura gabim në të gjitha kutitë. Në të njëjtët fletë shohim shënime dhe ju nuk i quani të pavlefshme. Kontestoj rezultatin se ju nuk hapni kutitë ku ka kontest për rezultatin por atje ku ka PD kontest për rezultatin, për të pasur indicie që do prodhonin rezultat për kandidatin e PD’.

Subashi: ‘Unë kontestoj vendimin tuaj. Hapni të gjitha kutitë’.
Subashi: “A ka dokumentacion për lëvizjen e këtyre fletëve të votimit’
Ristani: ‘Kutitë janë marrë nga KQZ’

Burimet[redakto]