Jump to content

Hillari Klinton i uron popullit shqiptar Ditën e Pavarësisë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21:20, 27 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, përshëndes popullin e Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor.

Historia e miqësisë dhe interesat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u konsoliduan në Konferencën e Parisit të vitit 1919, kur Presidenti Udrou Uilson mbështeti fuqimisht pavarësinë e Shqipërisë. Që prej atëhere, Shqipëria ka dhënë një ndihmesë të çmuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Si partnere e NATO-s dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojnë gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misonin ndërkombëtar në Afganistan dhe dedikimin e saj për mbrojtjen e paqes në botë. Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme. Heqja e vizave kohët e fundit për Shqipërinë është një tregues i fortë i përparimit që vazhdon të bëjë vendi juaj drejt anëtarësimit të plotë në komunitetin euro-atlantik. Jam optimiste për vazhdueshmërinë e partneritetit tonë me Shqipërinë për çështje me rëndësi rajonale dhe globale, ndërsa punojmë sëbashku për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për të dy popujt tanë. I uroj popullit të Shqipërisë gëzuar Ditën e Pavarësisë”.

Referenca

[redakto]