Hiqni barrikadat, thotë Washingtoni
Nji diplomat i naltë amerikan u ka ba thirrje sërbëve që po protestojnë në veri të Kosovës t'i heqin barrikadat e vendosuna nëpër rrugë dhe t'arrijnë zgjidhje përmes dialogut.
Me nji intervistë për B-92, zavendës-ndihmës-sekretari i shtetit, Thomas Countryman, tha se Shtetet e Bashkueme nuk kanë ditë për te e as nuk e kanë miratue operacionin e Prishtinës me i marrë nën kontroll dy pikat kufitare në veri.
Zyrtari amerikan tha se vendi i tij e mbështet tansinë toksore dhe sovranitetin e Kosovës, tue porositë qeverinë e atjeshme me iu shmangë dhunës dhe me bashkëpunue me KFOR-in e EULEX-in në zgjidhjen e problemeve.
Z. Countryman foli edhe për politikën e Sërbisë, tue cekë se vendimet e Beogradit do të ndikojnë në antarsimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Burimet
[redakto]- "SHBA-ja: Barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë" — Koha, 02 gusht 2011