Jump to content

Hungaria hedh poshtë kritikat për ligjin e Medias

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:29, 6. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Kryeministri Viktor Orban


Kryeministri hungarez, Viktor Orban hodhi poshtë kritikat e Francës dhe Gjermanisë kundër ligjit të medias dhe theksoi se do t'a ndryshojë ligjin e kontestuar nëse vendet e tjera evropiane e bëjnë gjithashtu për legjislacionin e tyre. "Nuk i përket as Francës dhe as Gjermanisë të gjykojnë përputhshmërinë e një legjislacioni kombëtar me rregullat e Bashkimit Evropian (BE), theksoi Viktor Orban gjatë një takimi me gazetarët e huaj, ndërkohë që Komisioni Evropian shënoi fillimin e presidencës së radhës së BE-së nga Hungaria. "Sigurisht që Hungaria do të pranojë çdo procedurë që Bashkimi Evropian do të kërkojë, sepse ne bëjmë pjesë në BE, nënvizoi ai duke shtuar se legjislacioni hungarez për median ishte i ngjashëm me atë të pjesës më të madhe të vendeve të tjera evropiane në sektorin e shtypit. "Pra, nuk mund ta imagjinoj një situatë ku thuhet se një aspekt i tillë i ligjit hungarez duhet ndryshuar ndërkohë që i njëjti aspekt në vendet e tjera evropiane nuk ka nevojë për ndryshime, konfirmoi Viktor Orban.

Burimet

[redakto]