Hungaria miraton ligjin per shtypin, kritika nga Luksemburgu
Parlamenti i Hungarisë miratoi tashme ligjin kundërthënës, i cili ia shton kompetencat shtetit që të monitorojë dhe të gjobisë mediat private. Masat, që kaluan me ndihmën e votave të partisë së qendrës së djathtë Fidesz, i japin fuqi autoritetit të ri të sapokrijuar, Këshillit të Mediave për të gjobitur mediat e shtypura ato elektronike dhe mediat në internet.
Gjobat do të praktikohen në rastet kur mbulimi i ngjarjeve nga mediat është i pabalancuar, kur shkilet dinjiteti njerëzor, fyhen vlerat e përbashkëta apo kur mediat dështojnë të mbulojnë ngjarjet që janë në interes të publikut. Nderkohe, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, reagoi me indinjatë ndaj planeve të qeverisë hungareze për forcimin e kontrollit shtetëror ndaj medieve vendore.
Këto plane bien ndesh me shpirtin dhe përmbajtjen e marrëveshjeve të Bashkimit Evropian, tha Asselborn për agjencinë e lajmeve Reuters. Prandaj Komisioni Evropian duhet menjëherë të veprojë kundër ligjit të medieve, të miratuar në parlamentin hungarez.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 22. Dhjetor 2010