Itali: Policia arreston 30 Kriminelë të dyshuar për lidhje me Mafian kalabreze

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 11:56 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Rreth 30 kriminelë të dyshuar për lidhjet e tyre me mafian kalabreze "Ndrangheta" u arrestuan sot në kuadër të një sërë operacionesh në Milano, në veri të të Italisë, theksoi një oficer i policisë finaciare. "Nga 35 madate arresti, gjashtë persona janë akoma në kërkim, dy ndodhen në burg dhe 27 të tjerë janë arrestuar, të gjithë në Milano", deklaroi koloneli Gianfranco Frisani.

"Mes personave të arrestuar bënte pjesë dhe Giuseppe Flacchi, tashmë i borgosur në Francë dhe më pas i ekstraduar në Itali", shtoi koloneli Frisani.

Të arrestuarit akuzohen për lidhje kriminale të tipit mafioz, grabitje, kërcënime, trafik të drogës dhe asgjësim të paligjshëm.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg