Japoni: Alarm për cunami në Japoni, Rusi, Filipine, Ishujt Marian

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:22, 11. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Pamje të marra nga televizioni NHK


Një alarm për cunami u vendos sot duke përfshirë dhe Japoninë, Rusinë, ishujt Marian dhe Filipinet pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8,9 ballë Rihter që goditit Japoninë, theksoi Qendra e Cunamit në Paqësor.

"Një tërmet i kësaj fuqie ka potencial për t'u kthyer më në një cunami shkatërues që mund të prekë brigjet pranë epiqendrës në disa minuta dhe brigjet e largëta në disa orë, theksoi qendra.

Qendra ka vendosur në gjendje alarmi ishullin Guam, Filipine, ishujt Marshall, ata indonezianë, të Papuazisë, të Guinesë së Re, Nauru dhe Hawait.

Burimet[redakto]