Jump to content

Japoni: Kan pohon mbylljen e centralit të Fukushimas

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 31 Mars 2011 21:12 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri japonez, Naoto Kan pohoi sot se centrali bërthamor i Fukushimas, në verilindje të Japonisë, do të shkatërrohej, gjatë një takimi me kreun e Partisë Komuniste japoneze, raportoi agjencia e shtypit "Kyodo". Ky informacion u bë publik nga Kazuo Shii gjatë një konference shtypi në përfundim të takimit me shefin e qeverisë së qendrës së majtë, saktësoi agjencia.

Tokyo Electric Power (Tepco), operatori dhe pronari i centralit Fukushima Daiichi (Nr.1), vlerësoi si të pashmangshme çmontimin e katër reaktorëve të parë, sapo të përfundonin operacionet e vështira të ftohjes, që janë duke u kryer dhe që mund të zgjasin disa muaj. Këta reaktorë u dëmtuan rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Por, presidenti i nderit i grupit, Tsunehisa Katsumata, la të kuptohej dje se reaktorët 5 dhe 6, që nuk u prekën nga katastrofa, mund të ruheshin ende.

Pjesët e para të centralit Fukushima Daiichi u instaluan mbi 40 vjetë më parë në bregun e Paqësorit, 250 kilometra në veri të Tokios dhe 35 milionë banorëve të saj.

Burimet

[redakto]