Japoni: Shteti parashikon injektimin e fondeve publike në Banka dheinstitucionet financiare
Appearance
Qeveria japoneze theksoi sot se kishte parashikuar mundësinë e injektimit të fondeve publike në bankat dhe institucionet e tjera financiare të rajoneve në verilindje të Japonisë shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, ministritë kanë marrë udhëzime për studimin e masave të nevojshme duke i gjykuar si të domosdoshme që bankat të mund të ndjekin aktivitetin e tyre në shërbim të personave të patrehë.
"Qeveria mendon se instuticionet financiare duhet të mbështesin viktimat dhe ne u kemi kërkuar ministrive dhe agjencive përkatëse të bëjnë përpjekje që kjo të jetë e garantuar, theksoi Yukio Edano, në një konferencë shtypi.
Burimet
[redakto]- "Japoni: Shteti parashikon injektimin e fondeve publike në Banka dheinstitucionet financiare" — Radio Televizioni Shqiptar, 20. Mars 2011